Gjuetia Maqedonëse e Fjalëve të Reja (4)

Shkruar nga

Banago

Postuar më 2007

14 Qershor

Gjatë udhëtimit tim të parë për në Maqedoni, mblodha disa fjalë të panjohura që i përdornin shqiptarët e Maqedonisë.

Gjatë udhëtim tim të parë në Maqedoni, nuk i rezistova dot tundimit të shkrimit të fjalëve të reja shqipe që do të më dilnin rrugës. Duke qenë se gjatë gjithë kohës isha i shoqëruar nga shqiptarë të Maqedonisë, për asnjë çast nuk e lash ndërgjegjen time gjuhësore të mos ishte në aktivitet të plotë. Kështu që, në një paçavure që kishte marrë ngjyrë të errët në blu nga zhubravitja brenda xhepit tim, shkrova çdo fjalë që nuk e njihja nga ato që dëgjova. Edhe pse janë pak, secila praj tyre ka pas një histori që më jep shumë kënaqësi kur e kujtoj. Më poshtë do të gjeni të radhitura kronologjikisht fjalët e reja bashkë me copëza apo të gjithë historinë që fshihet pas tyre. [ Lexo më shumë → ]