Mos vishni kollare dhe taka të shumë larta! (0)

Shkruar nga

Banago

Postuar më 2008

12 Mars

Ervin Hatibi, një nga poetët më brilantë shqipëtarë, shkruan po aq mirë prozë.

Poetët mund të shkruajnë shumë mirë edhe prozë. Aq mirë sa mund të duket sikur lexon poezi. Shikoni, për shembull, se si e përshkruan Ervin Hatibi këshillën e tij për njerzit e burgosur nga konformiteti dhe seksualiteti që nuk është nevoja të veshin kollare dhe taka nga ato të gjatat dhe të hollat në mbrëmjen e prezantimit të një libiri me poezi në shqip të një poeteje gjermane në biblobarin e tij tek rruga e Elbasanit “E përshtatshme”. E paritregueshme! [ Lexo më shumë → ]

Fenomeni i Lypsarisë në Tiranë (2)

Shkruar nga

Banago

Postuar më 2008

07 Mars

Lypsarët janë shumë të dhimbshëm kur i shikon; po aq e dhimbshme është kur lypsaria është profesion

Kur për herë të parë apo të fundit shkon në Tiranë, me siguri nuk të ikën pa e vënë re mjerimi e trotuareve të saj të shtruar bukur apo të copëzuar si dhëmbët e prishur të një 80-vjeçari që nuk ka qenë asnjëherë tek dentisti. E shikon viktimën e parë të varfërisë porsa të shkel këmba në sheshet e përbaltura të kryeqytetit. E sa më shumë futesh në të, aq më shumë viktima shikon, aq më shumë të rrëngjethet mishi, aq më shumë të vjen për të qarë dhe, ndonjëherë, aq shumë të ngrihen nervat sa se ke idenë. Panorama është e dhimbshme. Ecën në punën tënde. Papritur të nxjerr nga tymnaja e mendimeve pamja lemeritëse e lypses pa këmbë, plakë dhe të rrudhosur, me një buzëqeshje prej lypseje në fytyrë, dhe dora që zgjatet, dhe buzët që lëvizin, por që nuk dihet se çfarë duan të thonë sepse nuk të lënë ta dëgjosh makinat që kalojë zhurmshëm aty pranë, apo zëri i lypses plakë është shumë i mekur. Ti e kupton direkt që po kërkon ti falësh diçka. Ti nxiton më shumë se nuk duron dot pamjen edhe pse do t’i japësh diç plakës së gjorë. [ Lexo më shumë → ]

Retrospektivë Universitare (16)

Shkruar nga

Banago

Postuar më 2008

03 Janar

Kujtime të nxitura nga disa foto nga universiteti ku kam kaluar katër vjetë jetë.

Një shoku im më solli ndërmend vitet e universitetit duke më treguar ca foto të marra aty-këtu në ambjentet e universitetit dhe unë nuk munda të mos i ndaj me ju fotot dhe aty që ndjeva kur i pashë edhe për faktin që kam munguar pak në blogsferë. Njërën prej tyre e vendosur si baner për blogun tim; mendoj se do e lë për ca kohë, më pëlqen shumë. Megjithatë, vazhdojmë më poshtë. [ Lexo më shumë → ]

Fletë Nderi (0)

Shkruar nga

Banago

Postuar më 2007

20 Dhjetor

Një fletë nderi e marrë nga im atë për punë shembullore gjatë periudhës më të shpifur që unë kujtoj.

Babai im ka qenë punëtor i dalluar. Ky nuk është pretendim i imi. Unë ndihem shumë i lumtur që babai im i ka shërbyer kombit dhe partisë. Por dhe partia nga ana e saj nuk ka mbetur pas, ja ka dhënë një Fletë Nderi. Në fletë shkruhet “I jepet sh. Emri’ Babës, për rezultate të mira të arritura në realizimin e detyrave të vitit 1980”. Fatkeqësisht nuk munda ta takoja kësaj javë babanë tim e ta pyesja se çfarë kishte bërë atë vit që kishte merituar një fletë nderi. Me siguri ka bërë diçka për tu mbajtur mënd përderisa fleta e nderit i ka rezistuar kohës për të nderuar dhe mua tani, 27 vjet më vonë për faktin e të qenit bir i këtij babai.Sa bukur! Sa nostalgjik realizmi socialist; tamam si ata filmat me personazhe vetëmohuese. [ Lexo më shumë → ]

Jo qip po qyp more kokëqip (4)

Shkruar nga

Banago

Postuar më 2007

20 Shtator

Në anglisht njihen si

Afëria fonetike e një sër çiftesh fjalësh në shqip i bën ato të ngatrrueshme semantikisht. Ky fenomen njihet, besoj, në të gjitha gjuhet e botës kurse në anglisht identifikoht si fenomeni i miqëve të rremë (false friends). Ma ha mendja se të gjithëve u ka ndodhur që në fëmijëri të jëtë përballuar më dy njerëz, përgjithësisht vëllezër, që kanë pasur edhe emra të përafërt edhe fytyra të përafërta dhe i ka ngatrruar më njëri tjetrin, mua të pakten më ka ndodhur disa herë. Prandaj unë do e quaja këtë dukuri gjuhësore ‘vëllezërit e përafërt’. Më poshtë janë një listë me vëllezër gjuhesorë të përafërt që mund të bëhet edhe me e gjatë me ndihmën tuaj. Shumica e fjalëve janë huazuar nga artikulli i Agim Bejtjas tek PeshkuPaUje. [ Lexo më shumë → ]

Të Jesh nga Fshati (4)

Shkruar nga

Banago

Postuar më 2007

05 Shtator

Një adoleshent fashatar dem baba dem shkon në qytet për një jetë të re dhe ja çfarë mëson ...

Përgjithësisht nuk më ka ardhur ndonjëhërë keq apo turp për origjinën timë nga fshati, jo origjinë e prindërve, por për faktin që aty kam lindur dhe po aty kam kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë time. Shpesh e kam parë si avantazh në aspekte të ndyshme dhe ashtu ka qenë me të vertëtë. Më ka ndihmuar të njoh më mirë filozofinë popullore dhe mënyrën se si nga përvoja të ndryshme vilen ato që quhen fjalë të urta dhe përdoren pastaj nga mijra njerëz. Po ashtu më ka ndihmuar të kuptoj më mirë fshatarët e tjerë, njerzit e tjerë në përgjithësi që shikohen si të dorës së dytë dhe me ka mësuar të jem gjithmonë në garë për të qenë më i miri. [ Lexo më shumë → ]

Kokteij: Dhallë me ujë pusi (0)

Shkruar nga

Banago

Postuar më 2007

01 Shtator

Ky shkrim ka qënë shumë për të qeshur dhe ka krijuar një situatë shumë të këndëshme.

Rastësisht kisha vendosur si moto frazën “Kokteij: Dhallë me ujë pusi, tunde para përdorimit”, kur një nga kontaktet e mija nga Kosova më thotë papritur, “Shiko varfërinë e gjuhës angleze: dhallë = Albanian diluted yoghurt beverage :)

Unë s’e mbajta dot të qeshurin, u shkriva. E pyeta “Te cili fjalor e pe?” Me dha lidhjen e faqes së faqes http://www.argjiro.net/fjalor/ dhe me sqaroi, “A e di pse e shikova? Se nuk mw kujtohej si i themi ne kosovaret dhallës dhe, besa, edhe nuk kisha shume ide rreth saj.” [ Lexo më shumë → ]

Përkthyesit dhe Redaktorët (0)

Shkruar nga

Banago

Postuar më 2007

17 Gusht

Përfundime im nga përvoja e leximit të librave të përkthyr në shqip është që radaktorët janë zhdukur fare si specie gjuhësore.

U bë një kohë e gjatë tashmë që është drejtuar gishti nga përkthyesit për dështimet gjuhësore të shqipes. Në fakt paaftësia e tyre nuk është e egzagjeruar, ajo bën mu. Pjesa e lënë në hije, që është zveshuar nga përgjegjësia e këtyre dështimeve, janë redaktorët. Pa mbrojtur aspak përkthyesit, që janë shtuar sasiorisht, por jo cilësisht, dua që bashkëfajtorët e mizorive gjuhësore që gjenden gjithandej t’i dalin për zot pjesës së tyre të fajit. Në fund të fundit ata nuk e marrin rrogën kot apo, sic thotë populli, s’e hanë bukën kot. [ Lexo më shumë → ]