Nga media jemi bombarduar me lajme rreth shpërthimit fatkeq të Gërdecit dhe shkaqeve të shkaktimit të saj. Po ashtu u njohëm me disa protesta që kërkonin dorëheqjen e pushtetarëve dhe me fakte shumë tronditëse të kushteve të punës dhe teknike të fabrikës së çmontimit. Këto fakte këta qytetar të nderuar duket se i kanë ditur edhe më parë, por vendosën t’i thoshin vetëm në këmbim të 16 viktimave, 240 e ca të plagosurve, një duzine të zhdukurish pa nam pa nishan dhe miliarda lekë dëme materiale. Është më se normale që të ngresh disa pyetje rreth kësaj sjelljeje civile të këtyre qytetarëve. Përse nuk i kanë denoncuar më parë këto fakte qytetarët? Përse ranë dakord të çonin fëmijët e tyre të bënin një punë të tillë dhe absolutisht askush nuk e ngriti si problem? Përse askush nuk u ankua që depoja dhe fabrika e çmontimit të municioneve ishte shumë afër vendbanimit të tij? Përse ju intereson dorëheqja e pushtetarëve qytetarëve të thjeshtë? Këto pyetje kanë nevojë për përgjigje. [ Lexo më shumë → ]
Poetët mund të shkruajnë shumë mirë edhe prozë. Aq mirë sa mund të duket sikur lexon poezi. Shikoni, për shembull, se si e përshkruan Ervin Hatibi këshillën e tij për njerzit e burgosur nga konformiteti dhe seksualiteti që nuk është nevoja të veshin kollare dhe taka nga ato të gjatat dhe të hollat në mbrëmjen e prezantimit të një libiri me poezi në shqip të një poeteje gjermane në biblobarin e tij tek rruga e Elbasanit “E përshtatshme”. E paritregueshme! [ Lexo më shumë → ]
Ç’nder!
Të jesh student
E kam fjalën të jesh i tillë,
Jo të të thonë kështu
Kur kalon klasën ma para
Dhe bën glasën
Mu në libra, kur ka,
Mu në leksione, orë mësimi,
Mu në pedagogë të ndershëm, të drejtë e të zhdërvjelltë
Dhe ndihesh krenar
Që nuk ia var asnjë studenti
Që i vete djersa në ulluk
Nga të mësuarit, ose te paktën
Nga të lexuarit
Ç’turp!
9 korrik 2006
Njëherë
Kur ishim të vegjël;
Kohë të bukura
Që mua s’ më kanë pëlqyer
Apo tani nuk më pëlqejnë,
Në fshatin tonë kishin ardhur çamcakëzët
Ishin më të mëdha se këto të sotmet
Apo gojët tona ishin të vogla.
Mbllaçiteshim derisa na dhembnin nofullat
Dhëmbët i nxirrnim nga shtrofullat
Bënim tullumbace që na plasnin në fytyrë
E shqisim që aty dhe e fusnim prapë në gojë
Të nxirë.
Të nxirë e fusnim edhe kur lodheshim
Dhe e mbanim pak në dorë
E bënim top, vezë dhe çdo formë tjetër
Fëmijëshëm të imagjinueshme
Pastaj e fusnim prapë në gojë
Por gjithmonë ishim bujar
Kur na thoshin “mën nj’ çik”
Ne nuk e kursenim, e ndanim prenë tonë bashkë
Madje edhe vetë ofronim
“Do nj’ çik?”
25 mars 2006
Cipëplasur
Përgatit kronikën e radhës
Thurr i çthurrur lajmin
Gatuan të vërtetën
Me përbërës kryesor gënjeshtrat
E zbukuron
Dhe e servir për publikun
Robotikisht të ngrirë
Dhe kaq.
Lajmi tjetër do të vijë patjetër
Nuk harrohet zanati i vjetër
I gatimit
Me përbërësit kryesor
Që shumica nuk e di
Që janë gënjeshtra
Kurse të tjerë e dinë
Por kështu u intereson
Dhe thonë
Ky është arti i lajmit
Këta janë artistë
Të iluminizmit obskurantist
Gazetarë.
[ Lexo më shumë → ]
Ulur rri
Mendoj:
Pse kafes që po pi
Duhet t’i hedh sheqer
E pastaj ta pi?!
Pse kafen duhet ta hedhin
Në filxhan e pastaj ta sjellin
Me dallgëzime prej kamarjeri
Dhe me dy qese sheqeri
Në pjatën e tij?!
Pse unë rri
Kohën harxhoj
Shkel mbi sekondat e jetës sime
Që pakthyeshmërisht me busëqeshin
Ironikisht
Kur jam duke shijuar
Kafen me sheqer hedhur në filxhan
Me muzik të shifur dance në sfond
Shoqëruar
Pandalur lë pashkruar
Fletët e jetës sime
Me mendime
Maj 2005
Ky është kulmi
Një shpërblim çshpërblyes merr
E hidhur por e vërtetë
Të duket vetja si derr
Hipën shkallët një nga një
Arrin shumë lart
Këmbën në shkallën tjetër vë
Kur të plaset një akuzë në surrat
Fitimi i punës tënde
Të gjatë, të sinqertë, të qetë
Ky është, o vëlla, kulmi
Ma ha mendja se ky duhet të jetë.
Prill, 2005
“Sot mbusha njëzet vjeç
edhe jeta më thërret”
* * *
Të ngrysur, të qeshur
Ngohtësisht të veshur
Qetësisht të shqetësuar
Pavetëdijshëm të harruar
Të rruar, lëmaur
Parfumosur, krekosur, cigarosur.
Të tjerë, të mjerë
Keqardhëshëm të lerë
Ngaherë [ Lexo më shumë → ]