B A N A G O » Përkthim

Pesë herë në shqip
If

If you can keep your head when all about you

Are losing theirs and blaming it on you,

If you can trust yourself when all men doubt you,

But make allowance for their doubting too;

If you can wait and not be tired by waiting,

Or being lied about, don’t deal in lies,

Or being hated, don’t give way to hating,

And yet don’t look too good, nor talk too wise:

If you can dream – and not make dreams your master,

If you can think – and not make thoughts your aim;

If you can meet with Triumph and Disaster

And treat those two impostors just the same;

If you can bear to hear the truth you’ve spoken

Twisted by knaves to make a trap for fools,

Or watch the things you gave your life to, broken,

And stoop and build ‘em up with worn-out tools:

If you can make one heap of all your winnings

And risk it all on one turn of pitch-and-toss,

And lose, and start again at your beginnings

And never breath a word about your loss;

If you can force your heart and nerve and sinew

To serve your turn long after they are gone,

And so hold on when there is nothing in you

Except the Will which says to them: “Hold on!”

If you can talk with crowds and keep your virtue,

Or walk with kings – nor lose the common touch,

If neither foes nor loving friends can hurt you,

If all men count with you, but none too much;

If you can fill the unforgiving minute

With sixty seconds’ worth of distance run,

Yours is the Earth and everything that’s in it,

And – which is more – you’ll be a Man, my son!

Rudyard Kipling (1865-1936)

Në munç

Në munç të mbash në kokë terezinë,

Kur shokët çmenden dhe fajtorë të nxijnë,

Në munç të kesh besim, kur të dyshon

Kushdo dhe ska njeri  që të beson;

Në munç te preç dhe pritjen se kursen,

Në të gënjefshin, ti nuk i gënjen,

Në të urrefshin  ti s’i çan me brirë,

Dhe s’hiqesh as më i mençmi as  më i mirë:

Në munç të çnderosh e të mejtosh,

Dhe nga këto në mos u robërofsh,

Në munç të preç Triumfin dhe hatanë,

Dhe t’i shkelmosh të dy si kapllazanë;

Në munç të mbahesh, kur një dreq ta dredh,

Të drejtën dhe në lak syleshin hedh,

Kur sheh kalanë e jetës te rrëzuar,

Dhe prapë e ngre me veglën e çkallmuar:

Në munç të vesh mbi grumbull çdo thesar,

Edhe t’i loç të gjitha me një zar,

T’i humpç edhe të nisësh përsëri,

Pa thënë asgjë per këtë batërdi;

Në munç të kesh një zemër, trup e kokë,

Që të shërbejnë sa të bëhen trokë,

Dhe të vazhdosh i djegur shkrump në furrë,

Dhe të thërret vullneti: Mbahu, or burrë!

Në munç të zbreç në trum e të mbash nderin,

Të hash me mbretin, e të pish me neferin,

Në mos të ngaftë dot as mik as hasmë,

N’i daç të gjithë, po asnjë për dasmë;

Në munç për çdo minutë të përjetë,

Të rënç tamam sekunda gashtëdhjetë,

Zaptove dhenë me çdo mall dhe hir,

Dhe ca më mirë, qenke trim, or bir!

Shqipëroi Fan S. Noli

Në

Në s’humbsh toruan kur të gjithë rreth teje

Humbur e kanë dhe thonë se ti ke faj;

Në paç besim tek vetja kur të tjerët s’kanë

Tek ty edhe dyshimn’ ti ua fal;

Në pritsh edhe nga pritja të mos lodhesh;

Në të gënjefshin, ti mos i gënjesh;

Në të urrefshin, ti mos i urresh;

I urtë shumë, as shumë i mirë s’tregohesh;

Në ëndërrofsh, por zot s’ke ëndërrimin;

Mendove dhe mendimet s’i ke si qëllim;

Në e takofsh Triumfin dhe Rrënimin,

Të dy mashtruesve u jep të njëjtin çmim;

Duron kur e vërteta jote ndrydhet

Nga horrat edhe lak bëhet për teveqelë;

Në pafsh atë ç’ke stisur që të thyhet,

Prap të ndërtosh me veglat bërë fërtele;

Në bëfsh një pirg me çka ti ke fituar,

Dhe në rrezik t’i hedhësh çift a tek,

Dhe të humbaç dhe prap duke filluar

Gojën ta qepësh përpara kur s’ke shtek;

Zemrën ti gur n’e bëfsh dhe nervat hekur,

Të të shërbejn’ dhe kur të thonë: Jo!

Dhe të qëndrosh asgjë kur s’të ka mbetur

Përveç vullnetit që të thot’: “Qëndro!”

Në flaç me turmën dhe të ruash nderin,

Me mbret të rish, por cakun mos kalosh;

Kur as armiq as miq s’ta duan sherrin,

Të gjithë kur ti i do, por kurrë mos ta teprosh;

Në e mbushç minutën që nuk të fal kurrë

Me gjashtëdhjetë sekonda në vrapim;

I tokës zot je, çdo gjë atje është jotja,

Dhe sidomos Njeri do jesh, o biri im!

Shqipëroi Vedat Kokona

Në mundsh…

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,

sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin

por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…

Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,

e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,

madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,

të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,

dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim

ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh…

Në durofsh dot thëniet e tua të drejta

në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,

t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta

e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë…

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh

si në kumar, në një të vetme lojë,

të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,

dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë…

Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër

të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,

e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,

që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë…

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash

e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…

Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,

dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton…

Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda

me vepra që peshojnë

dije dhe mos kij asnjë dyshim,

se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,

dhe BURRË do të jesh, o biri im!

Shqipëroi Robet Shvarc

Sikur

Sikur t’mund ta ruash mendjen nga dergja edhe at-here

Kur kretj bota e çmendur fajin kopil ta lë mbas dere;

Sikur t’mund t’i besosh vetes se ende ke burrni e nder

Kur krejt bota e flliqur hedh mbi ty rrena, bajga dhe vrer;

Sikur t’mund ta mundësh pritjen duke u mbajtur te shpresa,

A kur t’hedhin hi syve, t’hakmerresh duke shkepur drita,

A kur t’kafshon urrejtja, ta mëkosh dashurinë pa thersa

E prap t’mos dukesh fort fisnik pleqnar i kamur n’urtina.

Sikur t’mund t’ngarkohesh deri n’qiell me flori dhe lavdi

E për dy pika lot t’i humbasësh a t’ua vesh flakën,

T’mbetesh rrasë n’diell, nga fillimi t’ia nisësh përsëri

Pa t’shkuar ndërmend me than një gjysëm fjale për mandatën;

Sikur t’mund të prehesh si yll n’krahët e punës sate për jetë

Anipse t’u ka tha syri, dora, këmba, zemram mendja

E pa u rrëzuar të ecësh buzë greminës ditën e terrtë,

T’i biesh likpërmjet tmerrit pa u trembur hiç nga vdekja.

Sikur t’mund të ëndërrosh pa u mbytur në gjumë edhe në ëndrra,

Sikur t’mund t’mendosh pa u robnuar truri edhe gjuha,

Sikur t’mund t’lundrosh mespërmes detit me gaz edhe brenga

Pa t’u dehur shpirti e pa të futur ftigamën tuta;

Sikur t’mund ta kqyrësh t’vërtetën që the të shfytyruar,

Kthyer në kurthe ku batakçiu kap me lak të marrët,

A t’përballosh rrënimin e veprës sate t’pranuar

E prap t’ngrihesh dhe pa barna t’ia mbyllësh mundit plagët.

Sikur t’mund t’rrosh me qenin pa mësuar të lehësh flliqshëm

Apo t’jetosh pa ardhur era egërsirë;

Sikur t’mund t’qeshësh faqe miqsh e armiqsh njëlloj hijshëm,

Sikur t’mund t’i duash krejt njerzit pa dreqni e pa tepri,

Sikur t’mund t’ia marrësh me vrap e djersë minutës shpirtin,

E sekondat e saj t’i kthesh në djepe punësh t’arrira,

Toka do t’jepet para teje e ka me ta dhanë gjirin,

Do t’jesh NJERI, biri im, dhe kjo na qënka më e mira!

Shqipëroi Ukzenel Buçpapaj

Në qoftë se

Nëse do të mundesh të ruash gjykimin kur të gjith të tjerët e kanë humbur

Dhe fajin për këtë ua hedhin juve;

Nëse do të mundsh të besosh kur gjith dyshojnë në ju,

Bile t’u japësh edhe shkas dyshimi gjithashtu,

Nëse mund të presësh pa u lodhur nga pritja,

Apo të gënjehesh pa gënjyer ti asnjë fjalë,

Ose të ndihesh i urryer pa urryer ti vetë,

E megjithatë të mos dukesh as shumë i mirë, as shumë i zgjuar;

Nëse do të mund të ëndërrosh pa e lënë ëndrrën të bëhet zoti yt;

Nëse mund të mendosh, pa i bërë mendimet e tua qëllimin,

Nëse mund të takosh triumfin pas disfatës

E t’i presësh këto të dy gënjeshtare me të njëjtën fytyrë:

Nëse do të dëgjosh të vërtetën e thënë prej teje

Të shtrembëruar ligsht, sa bëhet lak për të marrët,

Ose të shohësh gjëra për të cilat jep jetën, të prishen para syve tuaj,

E me durim e mund t’i riparosh ato;

Nëse do të humbasësh me një goditje

Fitoren e 100 ndeshjeve,

E pa bërë zë për humbjen, t’ia nisësh nga fillimi

Pa bërë asnjë gjest e asnjë psherëtimë;

Nëse mund t’i detyrosh zemrën dhe nervat

Të të shërbejnë edhe kur ato kanë mbaruar,

Dhe të qëndrosh kur asgjë s’ka mbetur tek ju

Veç vullnetit që të thotë “MBAHU!”;

Nëse do të rrish me popull e të mbetesh i virtytshëm,

Apo të këshillosh mbretërit e të mbetesh popull,

Nëse as armiqtë as miqtë e dashur s’ia dalin të prishin zemrën tuaj

Nëse do t’i duash të gjithë si vëllezër pa qënë asnjëri gjithçka për ty;

Nëse do të shfrytëzosh minutën e rreptë

Me përkushtim të denjë – të artë,

Atëhere mbretërit, fati dhe fitorja do të jenë skllevërit e tu

Dhe ajo që vlen më tepër se mbretërit dhe lavdia, ti do të jesh NJERI, o biri im.

Shqipëroi Dine Dine

Përkthyesit dhe Redaktorët
U bë një kohë e gjatë tashmë që është drejtuar gishti nga përkthyesit për dështimet gjuhësore të shqipes. Në fakt paaftësia e tyre nuk është e egzagjeruar, ajo bën mu. Pjesa e lënë në hije, që është zveshuar nga përgjegjësia e këtyre dështimeve, janë redaktorët. Pa mbrojtur aspak përkthyesit, që janë shtuar sasiorisht, por jo cilësisht, dua që bashkëfajtorët e mizorive gjuhësore që gjenden gjithandej t’i dalin për zot pjesës së tyre të fajit. Në fund të fundit ata nuk e marrin rrogën kot apo, sic thotë populli, s’e hanë bukën kot.

Ajo që dua të trajotoj në këtë shkrim është një gafë sa përkthimore aq edhe redaktoriale që hasa duke lexuar librin që kam në dorë aktualisht, një libër biznesi që, për të mos i bërë reklamë apo antireklamë, nuk po i përmend as titullin, as autorin, as shtëpinë botuese, e sidomos as përkthyesin dhe redaktorin. Në tërësi libri ishtë përkthyer kënaqshëm, por kishte të çala gjuhësore gjithandej, kjo meritë edhe e redaktorit. E rëndësishme, ajo që lexova ishte:

Blerësint e fuqishëm (!) ngurrojnë kur është fjala për të blerë diçka që nuk e shohin dot. Ndaj ata i japin përparësi asaj që mund të shohin.

Fillimisht, duke qënë se nuk po e thithja mirë se ç’ishin këta “blerësit e fuqishëm”, bërë nja përkthim aty për aty të togfjalëshit në gjuhën e origjinës. Aty kuptova se përkthyesi ja kishte futur me top kurse redaktori i kishte mbajtur iso. Në anglisht nuk mund të ishte ndryshe nga “potential buyers” apo “potential costumers”. Por përkthyesi do ketë qënë shtatanik, është nxituar dhe është penguar.

Po të përqiqemi të rindërtojmë skemën përkthimore të ndjekur nga përkthyesi, mund të themi se, kur ai është përballuar me mbiemrin “potential”, e ka ngatrruar atë me mbiemrin tjetër “potent”. Sipas fjalorit Concise Oxford Dictionary Ninth Edition kuptimi i parë i fjalës “potent” është “i fuqishëm, i fortë”. Përkthyesi nuk e ka përkthyer “blerësit potentë” duke qenë se mund të interferonte me antonimin e saj “impotent” që ka një përdorim shumë specifik në shqip, por ka preferuar ta shqipërojë “i fuqishëm”. Tani, nuk mund të pretendojmë se përkthyesi ka përtuar të hapë fjalorin; ajo që mund të hamendësojmë me siguri është që përkthyesi ka qenë i bindur për çfarë ka shkruar kështu që i ka rënë shkurt. Kjo ka shumë gjasa të jetë rezultat i njohjes së varfër të terminologjisë së ekonomisë dhe i nuhatjes së dobët kontekstuale të tij. Kjo të çon të pretendosh me të drejtë se të përkthesh mirë duhet të njohësh mirë gjuhën dhe lëndën të cilën e përkthen.

Ajo që është më e rëndësishëm se gjithë çka thamë më lartë është fakti që as redaktori nuk e zbuloi, analizoi dhe eleminoi gabimin e përkthyesit.

Në disa libra jam përballuar me termin “korrektor gjuhësor” nga çka kam kuptuar se bëhet fjalë për dikë që kujdeset vetëm për drejtëshkrimin, domethënë që çdo fjalë të jetë shkruar saaktë, që në shqip më së shumti ka të bëjë më faktin që çdo “ë” të jetë në vendin e vet dhe që asnjë “ë” të mos jetë në vedin e gabuar. Këtë punë redaktori në fjalë e kishte bërë mirë; ajo ku çalonte ishte që nuk ishte kujdesur për koherencën. Që një fjali të quhet e saktë duhet të plotësojë dy kushte: 1) të jetë e saktë gramatikisht dhe 2) të jetë e saktë semantikisht. Në fjalinë e mësipërme ana gramatikore është mbuluar më së mire; redaktori e meriton plotësisht titullin “Korrektor Gjuhësor”. Ndërsa kushti i dytë lë për të dëshriruar. Edhe pse fjalia në Pas 30 minutash kam provimin e diplomesvetvete mund të duket me kuptim, në kontekst ajo është një stonaturë e vërtetë. Ka gjasa që këtë mospërputhje të mos e pikasë kushdo sepse dikush mund ta kuptojë frazën “blersit e fuqishëm” si “parallitë”, gjë që do t’i hapte një byth vend fjalisë në kontekst, por ajo që ka rëndësi është që autori nuk ka thënë atë, ka thënë gjë tjetër.

Ajo që autori ka thënë është “potential buyers”. Sipas fjalorit të sipërpërmendur kuptimi i parë i fjalës “potential” është “i aftë që të fillojë të ekzistojë apo të veprojë”. Ajo që kam lexuar dhe dëgjuar nga terminologjia e Ekonomisë në shqip, termi anglisht “potential” është huazuar në shqip dhe i është përshtatur fonetikës së saj si “potencial”. Ndërsa kuptimi i frazës “potential buyers” nuk ësthë as “blerësit potentë”, as “blerësit e fuqishëm” e as ndonjë sinonim tjeter i tyre; kuptimi është “blersësit e mundëshëm”. Me shumë fjalë, “disa njerëz që nuk janë klietë aktualë të një kompanie, por që ka gjasa të bëhen klientë të saj (potencialë)”. Me pakë fjalë, tjetër ka thënë atutori, tjetër thotë përkthyesi; ‘mirë thua’ i thotë redaktori.

Italianët i akuzojnë përkthyesit për tradhëtarë. Ndoshta kënë të drejtë, por mendoj se nxitohen pak. Çdo përkthyes e ka ëndërr të jetë përkthyes i mirë dhe të mos bëjë gafa, por kjo ëndërr do kohë dhe mund për t’u realizuar. Si për të vulosur pamundësinë e perfeksionimit të plotë të përkthyesve, janë shpikur redaktorët. Këtyre te fundit, me sa duket, u pëlqen t’i bien çik shkurt. Gabohen!

Njohja e Kulturës së Gjuhës së Interpretimit
Hyrje

Ekzistojnë dy faktorë  që ndikojnë në cilësinë e produktit përfundimtar të një përkthimi apo interpretimi. Këta dy faktorë janë konteksti dhe situata. Ndërkohë që konteksti është gjuhësorë situata është jashtë gjuhësore.1 Konteksti ka të bëjë më kuptimin leksikor dhe gramatikor të vetë fjalëve të një fraze, fjalie, paragrafi apo teksti kurse situata ka të bëjë me vendin, kohën dhe njerëzit që e sendërtojnë këtë kontekst. Sa herë që flasim për një vend, kohë dhe popullsi të caktuar sigurisht që kemi parasysh karakteristika dhe veçori që dallojnë nga të tjerat. Këto karakteristika dhe veçori të një vendi që popullohet nga një popullsi e caktuar përbëjnë vetë kulturën e atij vendi dhe e asaj popullsie në një periudhë historike të caktuar.

Duke pasur parasysh dy faktorët e sipërpërmendur, nuk mund të pretendojmë të jemi përkthyes të mirë të një gjuhe edhe pse mund të jemi ekspertë të asaj gjuhe, kur na mungon njohja deri në një farë mase e kulturës së saj. Studiuesja e përkthimit C. Thriveni2 thotë:

“Njohja e një gjuhë të huaj, e fjalorit dhe gramatikës së saj, nuk mjafton të jesh përkthyes kompetent. Duhet të jesh i ambientuar me kulturën tënde dhe me kulturën e gjuhës nga e cila përkthen përpara se të bësh ndonjë përpjekje për të ndërtuar një urë midis tyre.”3

Mungesa e njohjes së kulturës së gjuhës nga e cila normalisht përkthen, mund të sjellë pështjellime gjatë një interpretimi, që nga riformulimi i gabuar i një mendimi, që nga keqkuptimet dhe drejtpërsëdrejti keqinterpretimet, e deri tek krijimi i situatave qesharake dhe idioteske. Kjo bën të patjetërsueshme nevojën për të njohur mirë kulturën e një gjuhë në mënyrë që të përkthesh apo, në rastin tonë, të interpretosh mirë prej saj.

Disavantazhet e Interpretimit kundrejt Përkthimit

Edhe pse problemi kulturor është i përbashkët si për përkthimin ashtu dhe për interpretimin, përkthimi më shkrim ka disa avantazhe nga të cilat interpretimi është i privuar:

Avantazhi i parë që përkthimi ka kundrejt interpretimit është koha. Në përkthim mund t’i lejosh vetes gabime, qofshin dhe absurde sepse gjithçka mund ta riparosh duke iu rikthyer versionit tënd të përkthyer për një redaktim, gjë që do të fshinte nga faqja e letrës një pjesë të mirë të gabimeve dhe keqpërkthimeve të tekstit, për të mos thënë të gjitha. Interpretimi është i privuar nga faktori kohë dhe interpreti është i dënuar të jetë i saktë dhe i pagabueshëm në atë që nxjerr nga goja, përndryshe pasojat imagjinohen lehtë.

Avantazhi i dytë që përkthyesit kane kundrejt interpretëve është fakti që përkthyesi mund të bëjë sqarime kontestuale dhe kulturore në fund të faqes më anë të një fundshënimi apo në kllapa, disi më rrallë. Interpreti është i larë me këtë avantazh, asnjë interpret nuk mund të guxojë të japë një shpjegim gojor midis kllapash(!).

Të dyja këto disavantazhe na çojnë në përfundimin që interpretimi është shkalla me e lartë e artit të përkthimit dhe që kultura, e ndihmuar nga faktori kohë, është një faktor vendimtar në suksesin ose jo të një përkthyesi si interpret. Më poshtë do të përpiqemi të sqarojmë disa raste kur kultura dhe masa e njohjes së saj janë faktor që fshati të duket qartë e të mos këtë nevojë për kallauz.

Idiomat

Ne ndajmë kollaj mes faktit që fjalët si ujë, det dhe tokë janë universale kurse shprehje si “(ai/ajo) e pi duhanin me vrimë të hundës” dhe “bëj dava me miza” janë kulturore. Kjo do të thotë që në aspektin kulturor idiomat ose shprehjet frazeologjike përbëjnë një nga problemet kyçe në fushën e interpretimit. Kjo është akoma më e theksuar kur bëhet fjalë për idioma me bazë të fortë kulturore, bashkësia e fjalëve përbërëse të së cilave nuk e nxjerr aspak kuptimin e saj të vërtetë. Këto mund të jenë rëndom burim i madh improvizimesh qesharake të sikletshme. Si pjesë e pandarë e kulturës së një vendi, idiomave duhet tu kushtohet vëmendje e veçantë nga çdo interpret për mbarëvajtjen dhe cilësinë e interpretimit të tij/saj.

Dialektet

Fatmirësisht, puna e një interpreti është e përqendruar përgjithësisht në përdorimin e regjistrit zyrtar, duke qenë se ata që më së shumti kanë nevojë për komunikim ndërgjuhësorë janë njerëz më ngritje intelektuale dhe postë zyrtare. Po nuk është e prerë më thikë që internetit nuk i rastis të interpretojë dhe për komunitete të ndryshme, nga të cilët më i vështiri mbetet ai që përdor më shumë dialektizma dhe krahinorizma. Dialektet janë një çështje problematike edhe për gjuhen parësore të një interpreti, jo më pastaj për të folur për dialektet e një gjuhe të dytë.

Gjuhëtarë shqiptar me standardizimin e gjuhës shqipe dhe me hartimin e fjalorit të saj, kanë qenë gjithmonë të vetëdijshëm të përfshijnë në strukturat e saj elemente dialektore si p.sh.: degjues –> degjue + s, domethënë me baze dialektore gegërishte ‘degjue’, apo moslënien jashtë fjalorit të gjuhës sonë dialektizma apo krahinorizma. Me këtë dua të them që një pjesë të punës e kanë bërë gjuhëtarët tanë, pjesa tjetër u mbetët interpretëve në kurriz. Kjo nuk është shumë e vështirë për tu realizuar, duke qenë se një interpret, që sigurisht karakterizohet nga përvetësimi i shpejtë i fjalorit të ri, mund ta shtojë cilësisht dhe sasiorisht fjalorin e tij dialektor më udhëtime të nëpër krahina të ndryshme. Kjo do të ishte ideale të bëhej edhe në vendet e gjuhëve nga të cilat interpreti interpreton, por kjo besoj se do të jetë më e realizueshme kur të hyjmë në BE.

Vdiq apo Ngordhi

Ekzistojnë disa mospërputhje kontekstuale midis gjuhëve të cilat mund të jenë burim gabimesh trashanikë sidomos për shkak të faktorit kohë (nxitimit) dhe që interpreti duhet t’i ketë shumë parasysh. Kemi të bëjmë me raste kur i njëjti veprim, proces, koncept apo objekt të ketë emërtime të ndryshme në një gjuhë dhe vetëm një emërtim në një gjuhë tjetër. Për ilustrim, kur një anglishtfolës, ligjëratën e të cilit duhet të përcjellim në shqip, thotë ‘my dog died’, interpreti assesi nuk mund ta përkthejë ‘qeni im vdiq’; sigurisht që do shkaktonte të qeshura tek dëgjuesit, por duhet ta përkthejë ‘qeni im ngrodhi’.

Po ashtu nëse duhet të interpretohet fraza ‘from A to Z’, duhet pa tjetër të sjellet në shqip në formën ‘nga A-ja tek Zh-ja’, duke qenë se shkronja e fundit e alfabetit tonë është Zh-ja e jo Z-ja. E njëjta anasjelltas. Përndryshe do të kishin të bënim në një mospërputhje kulturore që do të na bënte të na vinte keq për interpretin në fjalë.

Përfundime

Gjithë çka thamë, nuk mund të na çoje gjëkundi tjetër veçse në përfundimin që gjuha dhe kultura janë koncepte që vijnë si binjakë siamezë përballë përkthyesit dhe ndarja mes të dyjave do të cenonte mbarëvajtjen e punës së përkthyesit në përgjithësi dhe interpetit në veçanti; nuk do të na ofrohej asgjë tjetër veçse një ligjërim të çalë dhe një gjuhë të belbët, për të mos thënë memece. Bashkëjetesa e lumtur e gjuhës me kulturën tek një interpret do të sillte automatikisht një përçim konceptual dhe stilisktik të qartë dhe të bukur.

1) Pro Transaltore – Shtjellime Kritike për Përkthyesin dhe Përkthimin, Edmond Tupja, Ombra GVG, Tiranë 2003.

2) C. Thriveni është Magjistrate e Shkencës në Fizikë dhe Magjistrate e Filozofisë në Përkthim. Ajo punon si lektore dhe realizon punë kërkimore ne përkthim. Jeton në Karnataka, Indi.

3) C. Thriveni, Cultural Elements in Translation, http://accurapid.com/journal/19culture.htm

Përputhshmëri Perfekte Përkthimore
Gjatë një ore mësimi në universitet profesori na tregoi një barcaletë që kishte si teme Mbretëreshën e Britanisë së Madhe. Me sa më vjen ndërmend kishte të bënte me një turmë njerzish që kishin dalë të prisnin mbretëreshën apo ta përshendsnin në një fjalim që do mbante dhe që ishin pajisur me pankarta dhe mjete të tjera përshendetëse. Njëri nga turmaxhinjte kishte një pankartë në dorë dhe mbi të shkruante “God shave the Queen”, kjo natyrisht gabueshëm në vend të frazes “God save the Queen”.

Gjatë një ore mësimi në universitet profesori na tregoi një barcaletë që kishte si teme Mbretëreshën e Britanisë së Madhe. Me sa më vjen ndërmend kishte të bënte me një turmë njerzish që kishin dalë të prisnin mbretëreshën apo ta përshendsnin në një fjalim që do mbante dhe që ishin pajisur me pankarta dhe mjete të tjera përshendetëse. Njëri nga turmaxhinjte kishte një pankartë në dorë dhe mbi të shkruante “God shave the Queen”, kjo natyrisht gabueshëm në vend të frazes “God save the Queen”. Kjo ishte pika kulminante e barcaletës. Këtu mbaron barcoleta dhe po këtu fillon të punojë ndërgjegjia gjuhësore.Ç’ka më la pa mend pasi e bluajta në mendje këtë frazë ishte fakti i përputhsmerisë perfekte përkthimore ose, thënë ndryshe, e barazvlerësit perfekt të këtij togfjalëshi në shqip. Këtë bluajtje e kam bërë shpesh derisa erdhi dita që e hodha ne letër (bie fjala, se ne fakt e shkrova ne kompjuter). E perkthyer në shqip fraza do ishte “Zoti e ruajtë Mbretëreshën”, ose versioni qesharak “Zoti e rruajtë Mbretëreshën”. Ajo që ndodh dhe që e transformon situatën në gazmore është shtimi i një shkronje në fjalë. E habitshmja është që të dyja variantet, si ai gazmor dhe ai i saktë, kanë përkthyeshmëri perfekte në shqip. Shikoni se çfarë ndodh.

Anglisht

Shqip

I shtohet një shkronjë fjalës ’save’

I shtohet një shkronjë fjalës ‘ruaj’

Shkronja që shtohet është shkronjë që sherben per të formuar një tingull të ri, edhe pse në anglisht jo një shrkonjë të re

Shkronja që shtohet është shkronjë që sherben per të formuar një tingull të ri dhe gjithashtu një shrkonjë të re

Kuptimi i fjalës origjinale është i njëjtë ’save’ = ‘ruaj’, në këtë kontekst

Kuptimi i fjalës origjinale është i njëjtë ‘ruaj’ = ’save’, në këtë kontekst

Shtimi i shkronjës në fjalë rezulton në një fjalë tjetër kuptimplotë

Shtimi i shkronjës në fjalë rezulton në një fajlë tjetër kuptimplotë

Fjala rezultante në anglisht ka të njëjtin kuptim më fjalën rezultante në shqip ’shave’ = ‘rruaj’

Fjala rezultante në anglisht ka të njëjtin kuptim më fjalën rezultante në shqip ‘rruaj’ = ’shave’

Kjo lloj përputhshmerie ndërgjuhesore nuk është se haset shpesh në përkthime të ndryshme dhe ata që kanë pak përvojë përkthimi besoj se më kuptojnë mirë. Raste të tilla, si lapsusi i një fshatari paksa të pakujdesshëm anglez apo fshatari paksa ironik anglez janë shumë problematike në përkthim. Rasti në fjalë është një perfeksion në llojin e vet dhe një lehtësi që çdo përkthyes do ta ëndërronte.

Tipare Intelektuale të Çmuara
Përulësia Intelektuale: Të jesh i vetëdijshëm për cakun e dijes, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat egocentrizmi i lindur ka gjasa të funksionojë vetë-mashtrueshëm; duke pasur parasysh animin, paragjykimet dhe kufizimet e pikëpamjes. Përulësia intelektuale varet nga pranimi i faktit që dikush nuk duhet të pretendojë më shumë se ç’di në të vërtetë. Ajo nuk nënkupton mungesë karakteri apo nënshtrim. Ajo nënkupton mungesën e krekosjes, mburracaksisë dhe mendjemadhësisë, e shoqëruar kjo me depërtim në themelet e logjikës, apo nëse këto mungojnë, në themelet e besimit të vet.

Kuraja Intelektuale: Të jesh i vetëdijshëm për nevojën e përballjes dhe adresimit të drejtë ndaj ideve apo pikëpamjeve kundrejt të cilave ne kemi ndjesi të forta negative dhe të cilave nuk ua kemi vënë veshin siç duhet. Kjo kurajë lidhet me pranimin se idetë që i konsiderojmë të rrezikshme apo absurde ndonjëherë justifikohen arsyeshëm (plotësisht apo pjesërisht) dhe se konkluzione dhe bindje të rrënjosura tek ne janë ndonjëherë false dhe mashtruese. Për ta përcaktuar për veten tonë se cila bën e cila jo, ne nuk duhet të “pranojmë” pasivisht dhe pamendueshëm çka kemi “mësuar.” Kuraja intelektuale hyn ne skenë këtu, sepse ne pashmangshëm do të përballemi me ca të vërteta në disa ide të konsideruara të rrezikshme apo absurde, dhe me shtrembërime dhe falsitet në disa ide të mbështetura fuqishëm nga grupi jonë shoqëror. Neve na duhet kurajë të jemi të saktë në të menduarin tonë në rrethana të tilla. Ndëshkimet e çkonformitetit mund të jenë të ashpra.

Empatia Intelektuale: Të jesh i vetëdijshëm për nevojën për ta vendosur imagjinueshëm veten në vend të tjetrit në mënyre që t’i kuptosh ata çiltërsisht, gjë që kërkon që vetëdija e prirjes sonë egocentrike të shquaj të vërtetën përmes perceptimit tonë të menjëhershëm të mendimit ato besimit ngulitur. Ky tipar ka të bëjë me aftësinë për të rindërtuar saktësisht pikëpamjet dhe arsyetimet e të tjerëve dhe të arsyetosh mbi premisa, supozime dhe ide ndryshe nga tonat. Ky tipar gjithashtu ka të bëjë me gatishmërinë për të sjellë ndërmend rastet kur ne kemi arsyetuar gabim në të shkuarën me gjithë bindjen e thellë se kishim të drejtë dhe me aftësinë për të imagjinuar kur jemi mashtruar ngjashëm me rastin në fjalë.

Ndershmëria Intelektuale: Pranimi i nevojës për të qenë besnik në të menduar; për të qenë i qëndrueshëm në standardet intelektuale që përdor; për t’ju përmbajtur të njëjtave standarde rigoroze të fakteve dhe provave siç edhe kundërshtari mund të bëjë; për të bërë vet se pari atë që e propagandon tek të tjerët; dhe për të pranuar ndershmërisht mospërputhjet dhe paqëndrueshmërinë e mendimit apo veprimit.

Këmbëngulja Intelektuale: Të jesh i vetëdijshëm për nevojën e përdorimit të mprehtësisë dhe të vërtetës intelektuale pavarësisht nga vështirësitë, pengesat dhe dështimet; e ndjekjes së paepur të principeve racionale me gjithë kundërshtimin irracional të të tjerëve; të jesh i vetëdijshëm për nevojën për të luftuar me pështjellimet dhe pyetjet turbulluese për një periudhe të gjatë kohe për të arritur kuptim apo depërtim më të thellë.

Besimi Tek Arsyeja: Besimi se, për një farë kohe, interesat tona më të larta dhe ato të njerizimit në përgjithësi do të shërbehen me si miri duke i dhënë dorë të lirë arsyes, duke i inkurajuar njerëzit të dalin në konkluzionet e tyre dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre personale të arsyetimit; besimi se, me inkurajimin dhe kultivimin e duhur, njerëzit mund të mësojnë të mendojnë vet, të formojnë këndvështrime racionale, ta arrijnë ne konkluzione të arsyeshme, të mendojnë në mënyre logjike dhe koherente, ta bindin njeri tjetrin nëpërmjet arsyes dhe të bëhen njerëz të arsyeshëm, me gjithë pengesat e rrënjosura në karakterin e lindur te mendjes njerëzore dhe në shoqëri siç e dimë.

Paanshmëria: Të jesh i vetëdijshëm për nevojën e trajtimit të të gjitha pikëpamjeve njësoj, pa u ndikuar nga ndjenjat apo interesat personale apo ndjenjat dhe interesat personale të një miku, komuniteti apo kombi. Kjo nënkupton ndjekjen e standardeve intelektuale pa u ndikuar nga avantazhet personale apo avantazhet e një grupi.

Origjinalin e gjeni këtu: Criticalthinking.Org

Standardet Intelektuale Universale
Standardet Intelektuale Universale janë standarde të cilat duhen zbatohuar në të menduar sa herë që jemi të interesuar të kontrollojmë cilësinë e arsyetimit tonë rreth një problemi, çështjeje apo situate. Që të mendosh kritikisht duhet t’i zotërosh këto standarde. Për të ndihmuar studentët t’i mësojnë ato, mësuesit duhet të ngrenë pyetje të cilat kontrollojnë të menduarit e studentit; pyetje të cilat i bëjnë studentët përgjegjës për të menduarit e tyre; pyetje të cilat, nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm të mësuesit në klasë, përthithen nga studentët si pyetje që ata duhet t’ia bëjnë vetes.

Qëllimi përfundimtar është që këto pyetje të nguliten në të menduarit e studentëve, pjesë përbërëse e zërit të tyre të brendshëm, që pastaj i udhëheq ata për një arsyetim gjithmonë e më të mirë. Ndërkohë që ekzistojnë një numër më i madh standardesh universale, të mëposhtmet janë më tipiket.

1. QARTËSIA: Mund ta zhvillosh pak më shumë atë pikë? Mund ta shprehësh atë pikë në një mënyre tjetër? Mund të ma ilustrosh? Mund të më japësh një shembull? Qartësia është standardi kyç. Nëse një pohim është i paqartë, ne nuk mund të përcaktojmë nëse është i saktë apo i lidhur me temën. Në fakt, nuk mund të themi asgjë rreth tij se nuk e dimë se çfarë do të thotë. Për shembull, pyetja “Çfarë mund të bëhet për sistemin arsimorë në Amerikë?” është e paqartë. Që ta bëjmë pyetjen siç duhet, ne do të na duhej të dinim se çfarë mendon personi që na bën pyetjen se është “problemi”. Një pyetje e qartë do të ishte “Çfarë mund të bëjnë mësuesit për të garantuar që studentët të mësojnë teknikat dhe aftësitë që do t’i ndihmonin ata t’ia dalin mbanë me sukses në punë dhe vendimmarrjen e tyre të përditshme?”.

2. SAKTËSIA: A është e vërtet? Si mund ta verifikojmë? Si mund ta mësojmë a është e vërtetë? Një pohim mund të jetë i qartë por jo i saktë, si tek “Shumica e qenve peshojnë mbi 15 kilogramë.”

3. PËRPIKËRIA: Mund të japësh më shumë detaje? Mund të jesh më specifik? Një pohim mund të jetë edhe i qartë edhe i saktë, si tek “Xheku është mbi peshë.” (Nuk dimë se sa mbi peshë është Xheku, 1 kilogramë apo 200 kilogramë)

4. LIDHJA: Si lidhet kjo me temën? Ç’ka të bëjë kjo më çështjen? Një pohim mund të jetë i qartë, i saktë dhe i përpiktë, por i palidhur me çështjen në fjalë. Për shembull, studentët shpesh mendojnë se sasia e mundit që ata harxhojnë në një lëndë duhet të hyjë në punë në ngritjen e notës në atë lëndë. Megjithatë, shpesh “mundi” nuk mat cilësinë e të mësuarit të studentit; dhe kur është kështu, mundi është i palidhur me notën e tij të duhur.

5. THELLËSIA: Si e përmbush përgjigjja jote kompleksitetin e çështjes? Si po i merrni në konsideratë problemet e çështjes? A do të thotë kjo të merresh me faktorët më domethënës? Një pohim mund të jetë i qartë, i saktë, i përpiktë, i lidhur me temën, por sipërfaqësor (që do të thotë, i mungon thellësia). Për shembull, fjalia, “Thjesht thuaj Jo!” që përdoret shpesh për të nxitur fëmijët dhe adoleshentët për të mos përdorur drogë është e qartë, e saktë, e përpiktë, dhe e lidhur me temën. Prapëseprapë, i mungon thellësia sepse trajton një çështje jashtëzakonisht të komplikuar, problemin depërtues të drogës mes të rinjve, sipërfaqësisht. Këtu dështon të përballesh me kompleksitetin e çështjes.

6. GJERËSIA: Na duhet gjë të marrim në konsideratë një qasje tjetër? A ka ndonjë mënyre tjetër për ta parë këtë çështje? Si do të dukej kjo nga këndvështrimi konservator? Si do të dukej kjo nga këndvështrimi … ? Një linjë arsyetimi mund të jetë e qartë, e saktë, e përpiktë, e lidhur me temën dhe e thellë, por i mungon gjerësia (si në një argument nga këndvështrimi konservator apo liberal që i shkon thellë çështjes, por që njeh vetëm një anë trajtimi të çështjes.)

7. LOGJIKA: A ka kuptim gjithë kjo? A rrjedh kjo nga ajo që thatë? Si kuptohet? Por më parë ju nënkuptuat këtë dhe tani po thoni ketë tjetrën; si mund të jenë të dyja të vërteta? Kur ne mendojmë ne bëjmë bashkë një mori mendimesh në një rend të caktuar. Kur mendimet janë reciprokisht mbështetëse dhUncategorizede kanë kuptim në kombinim, të menduarit është “logjik.” Kur kombinimi nuk është reciprokisht mbështes, është kontradiktor në një farë mase ose nuk “ka kuptim,” kombinimi nuk është logjik.

Origjinalin e gjeni këtu: Criticalthinking.Org

E vërteta tronditëse e pushtimit amerikan te Irakut
Nga Robert Fisk

A mundet që Haditha të jetë vetëm maja e varrezës masive. Trupat e të vdekurve të parë shpejt e shpejt, pamjet e paqarta të kufomave dhe të fëmijëve, a mund të jenë vetëm maja e ajsbergut? A do të vazhdojë më tej puna e ushtrisë amerikane të lagjeve të varfra?

Më kujtohet mirë dyshimi i parë që pata se vrasjet më ta këqija në Irak do bëhen në emrin tonë. Isha në sorgum e Bagdadit, duke numëruar trupat, kur një nga nëpunësit të më vjetër të qytetit, më foli për shqetësimin e tij. “Të gjithë sjellin trupa këtu,” tha. “Por kur amerikanët sjellin trupa, na thonë se për asnjë arsye nuk duhet tu bëjmë autopsi. Në na lihet të kuptojmë se e kame bënë që ma parë. Herë pas here ma japin një copë letër si kjo bashkë me trupin.” Dhe në këtë kohë burri më dha një dokument të ushtrisë amerikane që tregonte skicën e trupit të një njeriu vizatuar me dorë dhe fjalët “dëmtime traume.”

Çfarë lloj traume po përjetohet tani në Irak? Me thjesht, kush po e kryen vrasjen ne mas? Kush po i kthen kaq shumë trupa njerëzish në stiva mbeturinash? Pas ngjarjeve të Hadithas, ne do tu japim formë të re dyshimet tona.

Nuk është mirë të themi “thjesht ca dru të shtrembër.” Të gjitha ushtritë pushtuese janë të degjeneruara. Por a kryejnë të gjitha krime lufte? Algjerianët janë akoma duke hapur varret masive të lëna nga parashutistët francez që asgjësuan fshatra të tëra. Dimë për vrasësit-përdhunues të ushtrisë ruse in Çeçeni.

Të gjithë kemi dëgjuar për të Diela të Përgjakura. Izraelitet u ulën dhe vështronin ndërkohë që milicia libaneze e autorizuar prej tyre masakronte dhe plaçkiste 1,700 palestinez përgjatë rrugës. Dhe sigurisht fjalët Mai Lai tani po shqiptohen prapë. Po, nazistët ishin më të këqij. Dhe Japonezët. Dhe Ustashëti kroat. Por këta jemi ne. Kjo është ushtria jonë. Këta ushtar të rinj janë përfaqësuesit tanë në Irak. Dhe ata kanë gjak të pafajshëm në duart e tyre.

Dyshoj se pjesë e problemit është se ne nuk e vumë kurrë ujin në zjarr për Irakun, prandaj refuzuam t’i numëronim të vdekurit e tyre. Qëkur irakianët u kundërvunë ushtrisë pushtuese më bombat e tyre në anë të rrugës dhe me makina vetëvrasëse, ata u kthyen në “ të huaj” arab. Të këqijtë nën-njerëzor të cilat amerikanët i kishin identifikuar dikur në Vietnam. Merr një president që të na thotë se po luftojmë të keqen dhe ndonjë ditë do të zgjohemi dhe do të shohim se një fëmijë ka brirë, një foshnje ka këmbë të thyera.

Mos harroni që këta njerëz janë myslimanë dhe mund të bëhen të gjithë Muhamed Atta të vegjël. Të vrasësh një numër të konsiderueshëm njerëzish është vetëm një hap më përpara nga të gjitha ato sulme të përziera ajrore që na thonë se vrasin “terroristë”, por të cilat gjithmonë e më shpesh na del të jenë dasma ose – si ne Afganistan – një përzierje terroristesh dhe fëmijësh ose, siç do shikojmë se shpejti, pa dyshim, “fëmijë terroristë.”

Në një farë mënyre, ne reporterët jemi gjithashtu për tu fajësuar. Të pazotë për ta rrezikuar të dalim jashtë Bagdadit – apo nëpër vet Bagdadit – gjerësia e Irakut ka rënë nën një hije të trashë dhe gjithëpërfshirëse. Ne mund të vërejmë një shkëndijë në gjithë atë errësirë – një Haditha apo dy ne shkretëtirë – por rrimë një qetësi duke kataloguar numrin e “terroristëve” hamendësisht të arritur në qoshet e largëta të Mesopotamisë. Nga frika e thikës së kryengritësit, ne nuk mundemi të investigojmë më. Dhe ameriaknëve u pëlqen kjo gjë.

Mendoj se bëhet zakon, kjo lloj gjeje. Tashmë horroret e Abu Graibit janë fshirë nga kujtesa. Është abuzim, jo torturë. Dhe pastaj na del një oficer i ri i Shteteve të bashkuara i akuzuar për vrasjen e një gjenerali të ushtrisë irakiane duke e futur atë me kokë poshtë në një thes gjumi dhe duke u ulur në kraharorin e tij. Dhe prapë, ati i kushtohen pak tituj kryesor të gazetave. Kujt i bëhet vonë se një irakian tjetër hëngri dhe? A nuk po përpiqen ata të vrasin djemtë tanë që janë atje duke luftuar terrorin.

Kush duhet te fajësohet për faktin se ne e shikojmë veten si me të nderuarat e krijesave, që po bëjmë betejë të pafund me vrasësit e 11 shtatorit dhe 7 korrikut sepse ne e duam vendin tone dhe njerëzit tanë – por jo njerëzit e tjerë – shumë. Dhe kështu ne e veshim veten si fisnikë, po, si kryqtar, dhe u themi atyre që u pushtojmë vendin se do to sjellim atyre demokraci. Nuk pushoj do të pyeturi veten sot se si shumë nga të pafajshmit të masakruar në Haditha patën mundësi të votojnë në zgjedhjet e Irakut – para se ti vrisnin “çliruesit” e tyre.

Burimi: http://news.independent.co.uk/world/fisk/article624173.ece