Ëhë! Pas një shkëputje të gjatë nga blogu im i vockël, mendova të vij edhe njëherë. Duke qenë se blogu i mëparshëm refuzoi të më frymëzonte të vazhdoja të shkruaja dhe mu bë shumë monoton, vendosa që kësaj here t’i ndryshoj dizajnin për ta bërë blogun të duket pak më i ri dhe më i freskët (jo i ri plak). Ndoshta ky është një justifikim (mungesa e frymëzimit) si shumë të tjerë që më bredhin lartë e poshtë në neuronet e trurit, por dizajni i ri më jep shumë kënaqësi kur e shikoj dhe kjo shpresoj të konvertohet në dëshirë për të shkruar.
Një gjë tjetër që dua të ndajë me ju në këtë postim të shkurtër është fakti që kam zbuluar edhe një pasion të ri, fotografinë. Herë pas herë do përqipem të postoj foto që më kanë lënë shumë mbresa apo që flasin vet dhe nuk kanë nevoj të shoqërohen me shumë fjalë.
Kaq ishte e gjitha. Do të dëshiroja shumë të më linit një mesazh mirëseardhje tek komentet. Flaminderit!
Prill 7, 2009
Kolektivi
Suksese ne blog.
Ajo qe me pelqen me shume ne pamjen e re eshte fonti dhe madhesia e tij.
Shume i qarte dhe i thjeshte ne funksionim.
PS: Fotot do i nxjerresh ne Flickr apo ne nje galeri personale te vecante?
Prill 7, 2009
Banago
Ardito, e bëre sfete? Rrofsh! Më duhet fjalë të mira tani në fillim.
Fotot do i postoj këtu në blog, nuk më pëlqen Flickr. Të mira!
Prill 7, 2009
eni
mireseerdhe Banago
suksese dhe ne fotografi;)na trego nai foto se shpejti;)
Prill 7, 2009
Banago
Faleminderit Eni. Shpresoj të sjell ndonjë foto të mirë së shpejti.
Prill 7, 2009
drama periodike
urime mireseardhe
Prill 7, 2009
Banago
Faleminderit! Mirë se ju gjej.
Prill 7, 2009
Manjola
“blugu” i parë i lezetshëm ishte Banago.
Prill 7, 2009
Banago
Po, edhe blogu i parë i lexeçëm ishte, por nuk më frymëzonte më, më la 1 vit pa shkurar. Të shohim me këtë.
Prill 7, 2009
an alphabet reader
“Duke qenë se blugu i mëparshëm”
Kujtova se kishe harruar të bëje gabime drejtshkrimore. Nejse. Mirë se na gjete dhe erdhe njëkohësisht.
Prill 7, 2009
Banago
Na ka lodhur jeta, nuk na ikin sytë shtrëmbër, mirë gishtat që kanë ikur me kohë
Faleminderit për komentin.
Prill 7, 2009
B.Selmani
Hajt me kembe te mbare, insha-Allah nuk harxhon shume $$ per bateri te kameres
Prill 7, 2009
Banago
Faleminderit mik! Nuk do shkrep shumë foto, do bëhet kursimtar
Prill 8, 2009
Driti
Banago faleminderit qe e hape perseri Blogun. I kishim te nevojshme shkrimet e tua. Te uroj suksese dhe te pershendes.
Respekte!
Prill 8, 2009
Banago
Faleminderit Driti! Ke qenë gjithmonë një ndihmë e mirë për mua.
Prill 8, 2009
Eri B.
Inshallah të vjen frymëzimi kësaj here. Do Zoti gjen dhe kohë të merresh, se jemi bërë punë punë natë e ditë…
, po shyqyr që po shohim dhe pakëz dritë thuaj.