B A N A G O
Përsiatje Personale
Kërko
Reklamë
reklame Albani Bridge
Komentet e Fundit
  • ai shoku: kam te tjera plako. keto jane akoma me perle. do te ti dergoj.
  • Ax: http://zeitgeistmovie.com/ shihe dhe me trego… Ax
  • Banago: Pershëndetje Eni. Faleminderit per fjalët e mira. Mirë ardhsh!
  • eni: edhe mua me pelqeu shume fotoja e blogut Banago! edhe pershkrimi yt ketu qe shume interesant.pershendetje mik!
  • andivlora: blogu im eshte ky: revista letrare Admet shpresoj te kenaqeni!
Referimet e Fundit
Abonohu
  • Your email:  
    Subscribe Unsubscribe  

Më të lexuarat
Kategoritë
Arkiva
Dora Neve
Administrimi
03
May
Retrospektivë Universitare
Postuar nga Banago 178 views 15 Komente

dsc02646.JPG

19
Mar
Gërdeci, Vlora dhe Hipokrizia Qytetare
Postuar nga Banago 176 views 3 Komente

Nga media jemi bombarduar me lajme rreth shpërthimit fatkeq të Gërdecit dhe shkaqeve të shkaktimit të saj. Po ashtu u njohëm me disa protesta që kërkonin dorëheqjen e pushtetarëve dhe me fakte shumë tronditëse të kushteve të punës dhe teknike të fabrikës së çmontimit. Këto fakte këta qytetar të nderuar duket se i kanë ditur edhe më parë, por vendosën t’i thoshin vetëm në këmbim të 16 viktimave, 240 e ca të plagosurve, një duzine të zhdukurish pa nam pa nishan dhe miliarda lekë dëme materiale. Është më se normale që të ngresh disa pyetje rreth kësaj sjelljeje civile të këtyre qytetarëve. Përse nuk i kanë denoncuar më parë këto fakte qytetarët? Përse ranë dakord të çonin fëmijët e tyre të bënin një punë të tillë dhe absolutisht askush nuk e ngriti si problem? Përse askush nuk u ankua që depoja dhe fabrika e çmontimit të municioneve ishte shumë afër vendbanimit të tij? Përse ju intereson dorëheqja e pushtetarëve qytetarëve të thjeshtë? Këto pyetje kanë nevojë për përgjigje.

11
Mar
Mos vishni kollare dhe taka të shumë larta!
Postuar nga Banago 213 views 0 Komente

Poetët mund të shkruajnë shumë mirë edhe prozë. Aq mirë sa mund të duket sikur lexon poezi. Shikoni, për shembull, se si e përshkruan Ervin Hatibi këshillën e tij për njerzit e burgosur nga konfromiteti dhe seksualiteti që nuk është nevoja të veshin kollare dhe taka nga ato të gjatat dhe të hollat në mbrëmjen e prezantimit të një libiri me poezi në shqip të një poeteje gjermane në biblobarin e tij tek rruga e Elbasanit “E përshtatshme”. E paritregueshme!

09
Mar
Fenomeni i Lypsarisë në Tiranë
Postuar nga Banago 282 views 2 Komente

Kur për herë të parë apo të fundit shkon në Tiranë, me siguri nuk të ikën pa e vënë re mjerimi e trotuareve të saj të shtruar bukur apo të copëzuar si dhëmbët e prishur të një 80-vjeçari që nuk ka qenë asnjëherë tek dentisti. E shikon viktimën e parë të varfërisë porsa të shkel këmba në sheshet e përbaltura të kryeqytetit. E sa më shumë futesh në të, aq më shumë viktima shikon, aq më shumë të rrëngjethet mishi, aq më shumë të vjen për të qarë dhe, ndonjëherë, aq shumë të ngrihen nervat sa se ke idenë. Panorama është e dhimbshme. Ecën në punën tënde. Papritur të nxjerr nga tymnaja e mendimeve pamja lemeritëse e lypses pa këmbë, plakë dhe të rrudhosur, me një buzëqeshje prej lypseje në fytyrë, dhe dora që zgjatet, dhe buzët që lëvizin, por që nuk dihet se çfarë duan të thonë sepse nuk të lënë ta dëgjosh makinat që kalojë zhurmshëm aty pranë, apo zëri i lypses plakë është shumë i mekur. Ti e kupton direkt që po kërkon ti falësh diçka. Ti nxiton më shumë se nuk duron dot pamjen edhe pse do t’i japësh diç plakës së gjorë.

25
Feb
Huazimet dhe Barbarizmat
Postuar nga Banago 273 views 6 Komente

Gjatë orëve të lëndëve të përkthimit, në klasën time ndodh shpesh një fenomen që demonstron varfëri. Dalin disa studentë dhe kundërshtojnë përkthimin e disa të tjerëve me argumentin se në të janë përdorur “fjalë të huazuara”. Fjala bie, nuk duhet të përdoret fjala “eksperiencë” sepse ajo është një fjalë e huazuar dhe se duhet të përdoret fjala “përvojë” në vend të saj; një shembull i rëndomtë. Kjo tregon se ekziston një boshllëk në ndërgjegjen gjuhësore të studentëve; një ngërç që pengon. Ngatërrohet fjala huazim me fjalën barbarizëm. Çfarë mbetet të ndodhe pastaj për rregullat e huazimit, kur çdo fjalë e huaj refuzohet me përbuzje? Le pastaj që kjo ndodh vetëm në klasë, në orën e përkthimit.

21
Feb
Të Jesh nga Fshati
Postuar nga Banago 165 views 0 Komente

Përgjithësisht nuk më ka ardhur ndonjëhërë keq apo turp për origjinën timë nga fshati, jo origjinë e prindërve, por për faktin që aty kam lindur dhe po aty kam kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë time. Shpesh e kam parë si avantazh në aspekte të ndyshme dhe ashtu ka qenë me të vertëtë. Më ka ndihmuar të njoh më mirë filozofinë popullore dhe mënyrën se si nga përvoja të ndryshme vilen ato që quhen fjalë të urta dhe përdoren pastaj nga mijra njerëz. Po ashtu më ka ndihmuar të kuptoj më mirë fshatarët e tjerë, njerzit e tjerë në përgjithësi që shikohen si të dorës së dytë dhe me ka mësuar të jem gjithmonë në garë për të qenë më i miri.

21
Feb
Përkthyesit dhe Redaktorët
Postuar nga Banago 106 views 0 Komente

U bë një kohë e gjatë tashmë që është drejtuar gishti nga përkthyesit për dështimet gjuhësore të shqipes. Në fakt paaftësia e tyre nuk është e egzagjeruar, ajo bën mu. Pjesa e lënë në hije, që është zveshuar nga përgjegjësia e këtyre dështimeve, janë redaktorët. Pa mbrojtur aspak përkthyesit, që janë shtuar sasiorisht, por jo cilësisht, dua që bashkëfajtorët e mizorive gjuhësore që gjenden gjithandej t’i dalin për zot pjesës së tyre të fajit. Në fund të fundit ata nuk e marrin rrogën kot apo, sic thotë populli, s’e hanë bukën kot.

21
Feb
Njohja e Kulturës së Gjuhës së Interpretimit
Postuar nga Banago 156 views 0 Komente

Ekzistojnë dy faktorë që ndikojnë në cilësinë e produktit përfundimtar të një përkthimi apo interpretimi. Këta dy faktorë janë konteksti dhe situata. Ndërkohë që konteksti është gjuhësorë situata është jashtë gjuhësore.1 Konteksti ka të bëjë më kuptimin leksikor dhe gramatikor të vetë fjalëve të një fraze, fjalie, paragrafi apo teksti kurse situata ka të bëjë me vendin, kohën dhe njerëzit që e sendërtojnë këtë kontekst. Sa herë që flasim për një vend, kohë dhe popullsi të caktuar sigurisht që kemi parasysh karakteristika dhe veçori që dallojnë nga të tjerat. Këto karakteristika dhe veçori të një vendi që popullohet nga një popullsi e caktuar është vetë kultura e atij vendi dhe e asaj popullsie në një periudhë historike të caktuar.

21
Feb
Jo qip po qyp more kokëqip
Postuar nga Banago 102 views 4 Komente

Afëria fonetike e një sër çiftesh fjalësh në shqip i bën ato të ngatrrueshme semantikisht. Ky fenomen njihet, besoj, në të gjitha gjuhet e botës kurse në anglisht identifikoht si fenomeni i miqëve të rremë (false friends). Ma ha mendja se të gjithëve u ka ndodhur që në fëmijëri të jëtë përballuar më dy njerëz, përgjithësisht vëllezër, që kanë pasur edhe emra të përafërt edhe fytyra të përafërta dhe i ka ngatrruar më njëri tjetrin, mua të pakten më ka ndodhur disa herë. Prandaj unë do e quaja këtë dukuri gjuhësore ‘vëllezërit e përafërt’. Më poshtë janë një listë me vëllezër gjuhesorë të përafërt që mund të bëhet edhe me e gjatë me ndihmën tuaj. Shumica e fjalëve janë huazuar nga artikulli i Agim Bejtjas tek PeshkuPaUje.

21
Feb
Blogging the Truth
Postuar nga Banago 106 views 0 Komente

There is no reason why your post should be a rubbish, there is definitely something worth telling the world about. Writing just for the sake of writing is meaningless; meaninglessness is what made the lost generation to be called the Lost Generation. The pointlessness is lethal, the nada is deadly. There should be at any length a purpose in writing a piece of something that gives meaning to it.

21
Feb
The Concept of Prison as Society’s Punishment
Postuar nga Banago 85 views 0 Komente

Punishment as a notion is as old as humanity, referring to religious sacred books. Even though during the XVII century or a little bit earlier came into active action some movements and organizations, mostly secret ones like masons and their derivates, which made possible the secular world in which we are leaving, could not ignore the religion punishment tradition or otherwise considered dogma. Therefore, as a kind of punishment, prison remained an active activity of human life, and still continues.

21
Feb
Giving an End to a Torture or Live with It
Postuar nga Banago 129 views 1 Koment

Torture is an intense feeling of suffering. This suffering can be spiritual or physical. Giving an end to a torture is something that everyone under its influence wishes to get rid of it in any way possible and tries to go away from it as soon as possible. In other words, what we all agree upon is the fact that torture is and suffering in general makes life miserable. However, there is something that we do not have unanimity; it is the fact that how we should deal with it.

Artikut e Mëparëshëm »

Dizenjuar nga SuperAlb.Com dhe fuqizuar nga WordPress